Daja s’e prish terezinë: Barazimi me Kamzën nuk është fundi i botës

Daja s’e prish terezinë: Barazimi me Kamzën nuk është fundi i botës

19:28, 19/11/2017

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas barazimit 1-1 në shtëpi me Kamzën. Sipas teknikut kryeqytetas, nuk është fundi i botës ky rezultat i arritur ndaj debutuesve të Superiores.

“Do të thoja që na vjen keq që morëm gol në atë formë, por sigurisht këto janë pjesë të lojës. Duhet të marrim gjithmonë 3 pikëshin si në fushën tonë, ashtu edhe në transferta. Ky është problemi i vetëm.

Kishim dy mangësi, jo për justifikim si Jashanica dhe Lilaj. E kemi mbajtur për gjatë gjithë lojës kundërshtarin në gjysmë fushën e vet. Kemi pasur raste, situata para porte, volum, por futbolli i ka të gjitha këto. Problemi është që ajo lloj situate duhet të ishte vlerësuar ndryshe nga mbrojtja jonë pasi ishte një top nga gjysma fusha e kundërshtarit.

Duhet të administronim avantazhin. Jo vëmendja e duhur solli edhe atë gol që solli barazimin e ndeshjes. Klasifikimi na jep komoditet, pavarësisht se në fushën tonë ose të tjera nuk arritëm të tregonim ata që të gjithë presin.

Nuk është fundi i botës që sot morëm një barazim. Pothuajse në pjesën më të madhe të ndeshjes kemi qenë në territorin e kundërshtarit. Mos të harrojmë edhe faktin që edhe Kamza është një skuadër që ndodhet në vendin e katërt të klasifikimit. Një rezultat pozitiv do të na jepte më shumë qetësi”, tha tekniku i korçarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco