Trajneri i Kamzës zbulon motivin e suksesit: Pagesat ngrohin futbollistët

Trajneri i Kamzës zbulon motivin e suksesit: Pagesat ngrohin futbollistët

19:16, 19/11/2017

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, ka folur pas barazimit 1-1 me Skënderbeun në transfertë. Numri 1 i stolit të debutuesve të këtij sezoni të Superiores tregon se cili është çelësi i suksesit të ekipit që ai drejton.

“Në përgjithësi ishte lojë që u mbrojtëm shumë mirë. Kuptohet që e kishim të vështirë në pjesën e parë të shkonim para, pasi skuadra e Skënderbeut ka nivel. E kishim përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv. Morëm një gol që nuk e kishim pritur. U hap barrikada dhe lojtari e futi topin bukur aty. Megjithatë arritëm të shënonim. Në momentin e pësimit të golit nuk kishim çfarë të bënim.

Mendoj se realizuam më së miri shërbimet. Plaku po kalon një formë të mirë. Janë lojtarët ata që nuk po dorëzohen. E kam thënë që skuadra do të vijë në rritje, sepse ka lojtarë të etur që duan të bëjnë më të mirën. Në çdo detyrë që ne i japim ata kanë përkushtëzimin e jashtëzakonshëm dhe gjej rastin t’i falënderoj.

Kemi garanci nga kryetari i Bashkisë së bashku me presidentin na jep atë mbështetjen. Për të qenë i sinqertë, pagat i ngrohin lojtarët. Gjithçka mbetet e hapur dhe me këta futbollistë besoj se do të bëjmë mirë”, deklaroi Ndreu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco