Kamza bën surprizën e sezonit në fushën e Skënderbeut

Kamza bën surprizën e sezonit në fushën e Skënderbeut

19:06, 19/11/2017

U luajt në stadiumin e Korçës sfida e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Kamzës, e cila përfundoi me rezultatin surprizë 1-1.

Në minutën e 66-të zhbllokohet rezultati. Marko Radas shënon një nga goditja e dënimit, nga një largësi e konsiderueshme. Duke përfituar nga vendosja gabim e murit, kroati është treguar i zgjuar duke dërguar topin në rrjetë, 1-0 për Skënderbeun.

Reagon Kamza në minutën e 86-të, duke barazuar rezulattin në 1-1. Sebino Plaku fiton duelin e shpejtësisë me mbrojtësit e Skënderbeut dhe i vetëm përballë Shehit e ka dërguar topin në cepin e majtë të portës.

Kaq mjafton për kamzalinjtë që të bëjnë surprizën e madhe, duke marrë 1 pikë brenda në Korçë kryesuesve të kampionatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco