Klubi i Serie A thyen rekordin e Manchester United, nuk do ta besoni se për çfarë bëhet fjalë

Klubi i Serie A thyen rekordin e Manchester United, nuk do ta besoni se për çfarë bëhet fjalë

18:10, 19/11/2017

Skuadra italiane, Benevento, ka pësuar humbjen e 13-të radhazi në Serie A në 13 javët e para, duke u renditur në vendin e fundit me 0 pikë.

Ky është starti më i dobët në historine e pesë ligave më të forta të Europës që është regjistruar ndonjëherë.

Deri më tani këtë rekord e mbante Manchester United, që në sezonin 1930-1931, kishte pësuar 12 humbje në 12 javët e para, duke rënë edhe nga liga atë edicion.

Benevento mund ta rrisë edhe më shumë këtë rekord të zi, pasi javën e ardhshëm do të luajë në transfertë ndaj Atalantës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco