Sërish incidente në stadiumet shqiptare, procedohen 3 tifozë

Sërish incidente në stadiumet shqiptare, procedohen 3 tifozë

16:10, 19/11/2017

Sfida mes Erzenit dhe Vllazniës B, e luajtur një ditë më parë në Shijak, është shoqëruar me incidente.

Tifozët e Erzenit kanë shpërthyer në fyerje dhe sharje ndaj arbitrit të ndeshjes, e cila përfundoi me fitoren e Vllaznisë B, me një rezultat të thellë 3-1.

Për këtë, policia ka proceduar tre tifozë të Erzenit, përkatësisht: A.M., 18 vjeç, B. P., 38 vjeç, dhe E. G., 32 vjeç.

Uniformat blu sqaruan se iu kanë kërkuar tifozëve të ndalnin fyerjet ndaj arbitrit, por ata kanë kundërshtuar urdhrit, duke u vënë nën hetim nga policia.

Në bazë të rregullave të reja për sigurinë kanë nisur procedurat për bllokimin e 3 tifozëve dhe përjashtimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco