Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

E pabesueshme se sa shumë para ka i kushtuar Januzaj Sociedadit

E pabesueshme se sa shumë para ka i kushtuar Januzaj Sociedadit

12:30, 19/11/2017

Manchester United ka zbuluar saktësisht sa e ka shitur Adnan Januzaj te Real Sociedadi gjatë verës dhe tifozët nuk mund ta besojnë se sa e vlerësoi klubi i tyre talentin shqiptar.

Drejtori sportiv i klubit anglez, Ed Woodward, ka publikuar shifrat e transaksioneve të klubit nga muaji korrik deri në shtator të 2017 në një konferencë me investitor të mëdhenj. Nga kjo u mësua se klubi nga Old Traffordi ka fituar 141 milionë funte (166 milionë euro), pra një rrite prej 17 per qind.

Woodward po ashtu zbuloi se aktualisht klubi po shet fanella më së shumti në histori, por kjo nuk befasoi tifozët sa shifrat e shitjes së Januzajt te klubi spanjoll.

Anësori i Përfaqësueses së Belgjikës u bë pjesë e skuadrës së parë të Djajve të Kuq në sezonin 2013/14 nën urdhrat e David Moyes, dhe ia arriti të shënojë dy gola në debutim ndaj Sunderlandit.

Ai bëri 35 paraqitje në sezonin e parë dhe u nominua për çmimin ‘Personaliteti i ri i vitit në BBC për sport’. Januzaj arriti të marrë edhe numrin 11 në fanell, që më herët mbahej nga legjenda e klubit Ryan Giggs, transmeton Telegrafi.

Por, ai nuk ishte asnjëherë lojtar i rregullt nën Louis van Gaal e Jose Mourinho, kështu edhe u huazua te Borussia Dortmundi dhe Sunderlandi, huazime që në fund dolën të pasuksesshme.

Pastaj, 22-vjeçari u shit përfundimisht te Real Sociedadi, ku nënshkroi kontratë pesë vite. Ky transferim befasoi tifozët, por duket se Woodward e kishte menduar mirë gjithë këtë. Ai arriti ta marrë 17.3 milionë funte (20.4 milionë euro) nga kartoni i Januzaj dhe kjo është diçka që tifozët nuk mund ta besojnë.

Ata menjëherë kanë filluar ta komentojnë këtë gjë në rrjetet sociale duke e lavdëruar politiken e shitjes së Woodward dhe normalisht duke u tallur me klubin spanjoll se si pagoi atë shumë.

Januzaj në 11-të ndeshje në të gjitha garat për Socidedain ka shënuar vetëm një gol. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco