E bujshme! Interi gati të blejë yllin argjentinas

E bujshme! Interi gati të blejë yllin argjentinas

11:43, 19/11/2017

Pastore ka 'kërcënuar' PSG-në me largim nëse nuk luan më shumë.

Javier Pastore ka shënuar dje gol në fitoren prej 4:1 të PSG-së kundër Nantes. Argjentinasi nuk po gjen shumë hapësirë në formacionin e Unai Emery dhe nuk e ka hedhur poshtë mundësin e largimit gjatë verës.

Pastore tha se ndoshta mund të kthehet në Serie A, që e sheh si destinacionin e ardhshëm nëse e lë PSG-në. Dhe mediat sportive në Itali shohin Interin si alternativën më të mundshme.

“Mendoj se është normale për një lojtar që dëshiron të luajë gjithmonë, por për këtë vendos trajneri”, tha Pastore.

“Nëse mund të luaj si kundër Nantes, atëherë do të jem mirë. Gjithashtu duhet të tentojë të qëndroj sa më i shëndosh dhe të mos lëndohem”, shtoi ai.

“Dua të shkoj në Botëror, por nëse trajneri e sheh që nuk po luaj, atëherë do të jetë e vështirë të më zgjedh. Nuk po mendoj tani për tani për transferim, dua të japë më të mirën për këtë klub”.

“Sevilla interesohet? Është më shumë e mundshme që të shkoj në Itali”, u përgjigj Pastore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco