E bujshme, mediat zbulojnë skuadrën e re të Murinjos

E bujshme, mediat zbulojnë skuadrën e re të Murinjos

10:51, 19/11/2017

Mediat angleze raportojnë se do të jetë pikërisht Jose Mourinho trajneri i ardhshëm i Paris Saint Germainit, duke filluar që nga vera e 2018-ës. Portugezi duket se është përzgjedhur nga sheikët e klubit, për të drejtuar PSG-në drejt sukseseve, pas një merkatoje vërtetë të suksesshme.

Mourinho shkoi të United verën e kaluar dhe ka një kontratë që e lidh me ‘djajtë e kuq’ deri në verën e 2019-ës, por drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të paguajnë rreth 30 milionë euro, për prishjen e kontratës.

Sipas mediave angleze, është pikërisht kjo arsyeja, që Mourinho ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchesterin, pasi portugezi mbetet në pritje të një akordi për transferimin te klubi francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco