Alegri drejton Italinë? Trajneri zbulon misterin

Alegri drejton Italinë? Trajneri zbulon misterin

09:27, 19/11/2017

Allegri thotë se nuk është koha për Italinë, të paktën jo për momentin.

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri shihet si zëvendësues i Venturas pas largimit nga drejtimi i përfaqësues italiane, por ai thotë se tani për tani nuk po mendon për diçka të tillë.

“Të drejtoj kombëtaren e Italisë? Në këto momente absolutisht nuk është në ambiciet e mia. Pas disa vitesh, përkundrazi, po mu dha mundësia, mendoj se kam për të bërë mirë”, kështu është shprehur trajneri i Juventusit.

“Te Juve ndihem mire, kam një kontratë, duhet te bëjmë ende më shumë së bashku, pasi ka shumë objektiva për të arritur. Duhet të ndërtojmë skuadrën për të ardhmen”, ka deklaruar trajneri i “Zonjës së Vjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco