Nënkampioni i Ballkanit në xhudo, Cullhai: Shteti më ka harruar, babai im bën dy punë që të stërvitem unë

Nënkampioni i Ballkanit në xhudo, Cullhai: Shteti më ka harruar, babai im bën dy punë që të stërvitem unë

19:29, 18/11/2017

Nëntë herë kampion kombëtar në xhudo dhe nënkampion në ballkan, Indrit Cullhai i ftuar në edicionin e lajmeve “Syri.net” të moderuar nga Alen Xhelili ka shprehur shqetësimin e madh për mungesën e mbështetjes financiare nga shteti.

Cullhaj ka thënë se është babai i tij i cili kryen dy punë në mënyrë që ai të vazhdojë ëndrrën për tu bërë kampion bote në xhudo.

“Ëndrra ime është të shpallem kampion bote. Falë biznesmenëve të ndryshëm që më kanë mbështetur unë kam arritur që të motivohem. Sa i përket shtetit unë deri tani nuk dua as ta mburr as ta shaj por unë nuk kam marrë asnjë të ardhur financiare. Po punon familja ime nga dy punë në ditë që unë të marr pjesë në aktivitete të ndryshme. Falë Gud Lalas dhe Klajd Malos janë dy që më kanë mbështetur mos ishin këta dy biznesmenë unë nuk do isha askund. Nuk e di përse nuk marr një mbështetje nga shteti apo bashkia, shpresoj që të bëhet diçka", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

stavri18/11/2017 23:10

Turp per Shqiperine qe ka kaq shume talente dhe i le ne harrese

Shto koment

Denonco