Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, lojtarët goditen me grushta

Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, lojtarët goditen me grushta

17:50, 18/11/2017

Në fillim mungesa e mbështetjes së drejtuesve shkodranë dhe tashmë presioni i ekipeve kundërshtare. Vllazninë B nuk po e lejojnë të fitojë në Kategorinë e Parë. Një tjetër incident është shënuar këtë të shtunë me ekipin e dytë të Vllaznisë. Pas fitores ndaj Erzenit të vendit të tretë, ekipi i Krajës është përballur me një situatë të pakëndshme nga lojtarët dhe tifozët e Erzenit.

Këto të fundit nuk e kanë pranuar humbjen ndaj Vllaznisë B dhe kanë goditur edhe lojtarë të këtij ekipi. Një gjë e tillë pranohet nga vetë trajneri i shkodranëve, Ervis Kraja, në një prononcim për Shkodra.Neës.

Ai tregon se çfarë ka ndodhur sapo ka përfunduar takimi. “Është e vërtetë që ka pasur përleshje pas ndeshjes me Erzenin. Siç duket lojtarët dhe tifozët e ekipit vendas nuk e pranuan humbjen ndaj ekipit tonë. Sapo përfundoj takimi pati përplasje mes lojtarëve. Dua të theksoj se dy lojtarët e ekipit tonë, Suad Bega dhe Mario Kola janë goditur me grushta nga lojtarët vendas dhe kanë rënë përtokë. Ky nuk është futboll. Është turp që ndodh një gjë e tillë, FSHF duhet të marrë masa ndaj këtyrë fenomeneve. Përveç goditjes nga lojtarët, ka pasur ndërhyrje në fushë edhe nga tifozët që kanë tentuar të godasin lojtarët tanë. Nga ana tjetër, forcat e policisë ishin të pafuqshme për të reaguar dhe se di pse. Kemi qëndruar për disa minuta të mbyllur në dhomat e zhveshjes.” – shprehet Kraja.

Kjo nuk është hera e parë që Vllaznia B përballet me një situatë të tillë, pasi pothuajse të njëjtat ngjarje kanë ndodhur edhe në Peshkopi para disa javësh. Përsa i përket ndeshjes me Erzenin, Vllaznia B arriti të fitojë me rezultatin 3 – 1, falë golave të Pusit, Markolajt dhe Erkoçeviç. /Shkodranews/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco