Çfarë po ndodh me Hamdi Salihin?

Çfarë po ndodh me Hamdi Salihin?

17:07, 18/11/2017

Bomberi shkodran, Hamdi Salihi duket se nuk po kalon një moment të mirë në ligën e dytë të Austrisë. Në fakt ishim mësuar me golat e tij dhe mungesa e golave bën që Salihi të bie në sy për një ngërç para portës kundërshtare. Hamdi Salihi nuk shënon prej 2 ndeshjesh me ekipin e tij.

Por, momenti i keq shtohet më tepër me faktin se ekipi i tij, Viner Nojshtad ka zbritur në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit. Në dy ndeshjet e fundit, ekipi i Salihit ka arritur një barazim dhe një humbje, duke qënë tashmë 2 pikë më pak se vendi i parë që kryesohet nga ish-ekipi i Salihit, Ried.

Kujtojmë se Salihi nuk shënon që prej fitores së ekipit të tij 1 – 0 ndaj Uatens. Në ndeshjen e fundit ndaj Liefering, ekipi i tij u ndal në barazim 0 – 0, ndërkohë që Salihi u zëvendësua në minutën e 79-të të takimit. Në 18 javë kampionat, 33-vjeçari shkodran ka shënuar ka shënuar 14 gola. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco