Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Disiplina/ FSHF dënon Flamurtarin, gjobë e majme dhe një ndeshje pa tifozë

Disiplina/ FSHF dënon Flamurtarin, gjobë e majme dhe një ndeshje pa tifozë

17:03, 18/11/2017

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, ka publikuar vendimet për parregullsitë e javës së kaluar në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Bie në sy gjoba e majme e Flamurtarit, plot 500.000 lekë, dhe gjithashtu një ndeshje pa tifozë.

E pëson edhe Luftëtari, i cili dënohet me 100.000 lekë gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve.

VENDIMET – Datë 18.11.2017

1. KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njëqind mije) Leke.

2. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 500,000 (pesëqind mije) Leke dhe 1(një) ndeshje pa tifoze.

3. Zyrtari i KF “Veleciku”, Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zytari i KF “Oriku”, Fatmir Rexha, , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Devolli”, Staviol treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

6. Lojtari i KF “Kelcyra”, Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

7. KF “Gramozi”, për sjellje të keqe të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

8. Lojtari i KF “Porto” U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF “Akademia” U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

10. KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Brains” U-17 planifikuar te luhej me date 12.11.2017, ne baze te nenit 55 te KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne rezultatin 3 me 0.

11. Pranimin e kërkesës së KF “Korabi” U-17.

KF “Burreli” U -17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Korabi” U-17 e luajtur më datë 12.11.2017 me rezultatin 3 me 0.

12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Redi Veriu; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Redi Veriu vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Bektash Vasha pezullimin e pjesës mbetur të dënimit . Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Bektash Vasha vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco