Dyshimi/ Austriakët zbardhin përgjimet: Frazat të çuditshme mes shqiptarëve në ndeshjen Kukësi-Dinamo e Kievit…

Dyshimi/ Austriakët zbardhin përgjimet: Frazat të çuditshme mes shqiptarëve në ndeshjen Kukësi-Dinamo e Kievit…

15:29, 18/11/2017

Mediat austriake kanë hedhur dyshime të forta për trukimin e ndeshjes mes Kukësit dhe Dinamos së Kievit, e lujtuar gjatë kësaj vere. Megjithëse një takim miqësor, media austriake ‘kurier.at’ ka raportuar në lidhje me hetimin e kryer në Austri mbi një trukim të mundshëm.

Sipas kësaj gazete, kampionët e Shqipërisë nuk rrezikojnë ndonjë dënim sepse edhe pas analizimit të rreth 400 mijë tabulateve nga telefonat e sekuestruar të lojtarëve dhe stafit, nuk është arritur të bëhet një lidhje inkriminuese për t’i fajësuar ata.

Megjithatë gjatë analizimit të tabulateve, janë kapur dy fraza shumë të dyshimta.

“Po ia hedhim UEFA-s” dhe “Ia dhamë arbitrit” ishin dy fjalitë që çuditën hetuesit austriakë, po gjithsesi nuk u arrit të bëhej lidhja e këtyre frazave me ndeshjen miqësore ndaj ukrainasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco