Ventura: Ja pse nuk arrita të kualifikoj Italinë në Botëror…

Ventura: Ja pse nuk arrita të kualifikoj Italinë në Botëror…

13:12, 18/11/2017

Trajneri italian, Gianpiero Ventura ka folur pas shkarkimit nga numri një i Kombëtares së Italisë.

Ventura nuk arriti të kualifikojë Italinë në Kampionatin Botëror dhe ky ishte një dështim i madh për italianët.

Sipas ish-trajnerit të Torinos, ai ka punuar me të gjitha forcat që kishte në dispozicion.

69-vjeçari ka falënderuar futbollistët për përkrahjen e madhe që i dhanë atij.

“Kanë qenë ditë të vështira dhe ndiej keqardhje. Punova me të gjitha forcat i bindur për cilësinë e grupit që kisha. Jam munduar të arrij rezultate, por edhe t’i ndihmoj të rinjtë.

Nuk ia dola mbanë në misionin tim, por sidoqoftë i falënderoj djemtë për mbështetjen”.

Në futboll jemi mësuar që fitoret t’i shohim si produkt kolektiv, por dua të vë në dukje se edhe disfatat janë të tilla.

Kur nuk arrin suksesin, u duhen dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve që lindin dhe ato përgjigje nuk gjenden vetëm te një version i fakteve”, u shpreh Ventura.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco