Spanjolli premtues, suedezi dhe 10 dështimet e Milanit…

Spanjolli premtues, suedezi dhe 10 dështimet e Milanit…

09:35, 18/11/2017

Suksese të mëdha dhe kampionë të mëdhenj kanë karakterizuar dhjetëvjeçarin e viteve ’90 të Milan, por në mes ka pasur edhe nga ata që kanë zhgënjyer, dhe shumë, disa blerje të kuqezinjve kanë qenë dështime të vërteta, këta kanë qenë 10 blerjet më të këqija.

Vetëm 6 gola

I marrë nga Milan në 1997-ën, pasi kishte fituar shumë tituj me Ajax, Patrick Kluivert përfaqëson një nga dështimet më të befasishme. Në 27 ndeshje të kampionatit ka realizuar vetëm 6 gola dhe u shit menjëherë vitin pasardhës te Barcelona.

“Mollë e kalbur”

Kështu e ka përkufizuar publikisht Costacurta, mollë e kalbur, për shkak të problemeve që ka pasur brenda skuadrës. i transferuar te Milan me kosto zero në verën e 1996-ës, Edgar Davids nuk arriti kurrë të tregonte vlerat e tija si futbollist, edhe për shkak të një dëmtimi serioz që e detyroi të mungonte për pjesën e mbetur të 1997-ës. Në sezonin pasues është transferuar te rivalët juventin.

Nga Bordeaux

Pjesë e Bordeaux që eliminoi Milan-in në Kupën e Kampionëve të 1996-ës kanë qenë Zidane, Barthez dhe… Cristophe Dugarry. Vitin pasues Milan e ka blerë për 7 miliardë lireta, por francezi ka qenë një dështim total dhe në verën e 98-ës është shitur te Barcelona.

Shumë konkurrencë

Milan, në 1997-ën, bashkë me Kluivert ka marrë edhe mbrojtësin e majtë Ëinston Bogarde. Për shkak të rivalitetit të madhe në pozicionin e tij, ku luanin edhe Paolo Maldini me Christian Ziege, futbollisti holandez ka luajtur vetëm tri ndeshje, duke mos shkëlqyer aspak dhe duke u larguar vitin pasues.

Direkt nga Suedia

I marrë në 1996-ën nga Goteborg, ku ra në sy gjatë Kupës së Kampionëve, të cilën e ka fituar më pas me Manchester United, Jesper Blomqvist ka qenë një futbollist anonim te Milan. Ka luajtur rreth 50 ndeshje dhe ka realizuar dy gola me fanellën kuqezi para se të kalonte te Parma.

Suedezi tjetër

Në 1996-ën, gjithmonë nga Goteborg, është marrë Andreas Andersson, sulmuesi që u ble për t’iu shitur më pas Barcelona-s për 9.8 miliardë lireta. Me kuqezinjtë realizoi vetëm një gol, një kushëri i largët i sulmuesit që një vit më parë kushte shënuar 32 gola në 39 ndeshje të luajtura në Suedi.

Protagonisti i Itali 90

Nga Napoli te Milan, për mesfushorin Fernando de Napoli, transferimi i ëndrrave ka mbetur një ëndërr, ose më saktë është kthyer në një makth. Mesfushori që ka qenë protagonist në Itali 90, ka luajtur vetëm 9 ndeshje në dy vite, për shkak të konkurrencës së madhe që ka pasur në mesfushë.

5 ndeshje

Portieri Jens Lehmann ka kaluar te Milan në 1998-ën pasi kishte fituar Kupën UEFA me Schalke kundër Inter. Por aventura e tij milaniste ka zgjatur shumë pak: në pak muaj me kuqezinjtë, ai ka koleksionuar 5 ndeshje, para se të kthehej në Gjermani te Borussia Dortmund.

Dështim holandez

Me fanellën e Ajax ka fituar Kupën e Kampionëve në 1995-ën pikërisht kundër Milan, që e ka blerë menjëherë. Michael Reiziger ka kaluar vetëm një vit me kuqezinjtë, duke zhvilluar vetëm 10 ndeshje para se të transferohej te Barcelona, ku ka pasur më shumë sukses.

Spanjolli premtues

I blerë në 1999-ën për 40 miliardë lireta dhe i konsideruar si një nga lojtarët më premtues të futbollit europian, Jose Mari ka qenë spanjolli i parë që ka veshur fanellën e Milan-it: 52 ndeshje në tre vite dhe vetëm 5 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco