Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

PSG ‘fërkon duart’ për hapin fals të Monacos

PSG ‘fërkon duart’ për hapin fals të Monacos

23:03, 17/11/2017

Monaco i jep një tjetër asist për t’u shkëptur PSG-së, pasi u ndal në një barazim 1-1 në transfertë nga Amiens. Debutuesit në Ligën e Parë mundën t’i marrin një pikë kampionëve në fuqi të Francës në një ndeshje ku skuadra monegaske bëri më mirë se miqtë vetëm në kontrollin e topit, i cili në fund vlen pak nëse nuk finalizohet.

Vendësit edhe pse në vendet e fundit të klasifikimit luajtën si të barabartë me Monacon, duke shënuar madje të parët, në të 31-tën me Gakpe që shfrytëzoi një pasim të artë të Kakutas.

Epërsia e Amiens zgjati për plot 36 minuta deri në çastin kur Jovetic shënoi golin e barazimit me një goditje të saktë brenda në zonë.

Pavarësisht ndonjë përpjekje të Monacos, rezultati deri në fund nuk ndryshoi, me Amiens që falë kësaj pike doli më në fund nga zona e ftohtë, ndërsa Monaco kryqëzon tashmë gishtat duke shpresuar në një hap fals të PSG këtë të shtunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco