Neymar te Real Madridi? Zidane i lë ‘derën e hapur” brazilianit

Neymar te Real Madridi? Zidane i lë ‘derën e hapur” brazilianit

21:44, 17/11/2017

Zinedine Zidane ka refuzuar ta hedhë poshtë mundësinë e një kalimi të Neymarit nga PSG-ja te Real Madridi.

Ylli brazilian u bë lojtari më i shtrenjtë në botë verën e kaluar kur kaloi nga rivali i Realit, Barcelona, në PSG për 222 milionë euro.

Megjithatë, mediat kanë raportuar së fundmi se 25-vjeçari mund të rikthehet në Spanjë, por kësaj radhe te Real Madridi, ndërsa Zidane e pranoi se gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen.

“Neymar është shumë futbollist i mirë, kjo është e vërtetë”, tha Zidane sot në një konferencë për media para ndeshjes së Realit me Atletico Madridin të shtunën pasdite.

“Kam lojtarët më të mirë këtu në skuadër dhe e njëjta vlen edhe për dhomën e zhveshjes. Mund të punosh dhe të fokusohesh vetëm në lojtarët që i ke në skuadër. Por, sa i përket të ardhmes, kush e di?”, ka shtuar Zidane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco