Montella: I kemi ‘armët’ për t’i bërë keq Napolit

Montella: I kemi ‘armët’ për t’i bërë keq Napolit

20:55, 17/11/2017

Vincenzo Montella është optimist. Trajneri i Milanit e di që skuadrën e tij e pret një ndeshjë shumë e vështirë në “San Paolo” përballë Napolit të Sarrit, por ai beson te forca e kuqezinjve dhe ka bindjen se Milani i tij mund të marrë rezultat përballë të kaltërve.

Po gjejmë identitetin tonë, pavarsisht rezultateve. Vijmë nga dy transferta në të cilat kemi fituar me lehtësi. Për fat të keq në mes kanë qenë dy sfida ndaj dy skuadrave që kanë dominuar futbollin italian në 6 vitet e fundit, fillimisht kishim përballë Juventusin ndërsa tashmë do të sfidojmë Napolin, skuadrën që luan futbollin më të bukur në Europë, për ne kjo gjë duhet të jetë një motivim plus. Duhet të mos e lejojmë Napolin të ketë gjatë gjithë kohës, kontrollin e topit. Besoj se i kemi armët për t’u bërë keq”, deklaroi Montella.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco