Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Simeone sulmon Realin para derbit të Madridit: Fiton sepse blen...

Simeone sulmon Realin para derbit të Madridit: Fiton sepse blen...

19:38, 17/11/2017

Fundjava në Spanjë ka rezervuar derbin e Madridit mkes Atleticos dhe Realit. Dy ekipet nuk e kanë nisur mirë sezonin, pasi Barcelona ka bërë shkëputjen në krye.

Në konferencën për shtyp përpara kësaj supersfide, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka sulmuar “Los Blancos”, duke nënvizuar se skuadra e tij do të kenë përballë kundërshtarin që blen gjithmonë lojtarët më të mirë që janë në qarkullim.

“Do të sfidojmë skuadrën më të mirë në Botë, ashtu siç ishte në momentin e saj edhe Barcelona. Reali i Madridit ka fituar dy Champions League radhazi, fitoi gjithashtu La Ligën dhe aktualisht është skuadra më e mirë, sepse mbi të gjitha ka marrë në gjirin e saj edhe lojtarët më të mirë nga skuadra të ndryshme të Spanjës. Atë arrinë të marrin ata futbollistë, tek të cilët ne skuadrat e tjera nuk mund të arrijmë dot”, deklaroi tekniku argjentinas.

Simeone pret një ndeshje të tensionuar. “Sfidat klasike gjithmonë kanë tension. Motivimi dhe dëshira për t’i bërë gjërat mirë në këtë ndeshje janë shumë të mëdha në të dy kampet.Që nga momenti që jam pjesë e Atleticos të gjithë derbet kanë qenë të ngjashëm dhe kështu do të jetë edhe ky i kësaj të shtune”, tha Simeone. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco