Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

‘New York Times’ zbulon mashtrimin e presidentit të Milanit, është i mbytur në borxhe

‘New York Times’ zbulon mashtrimin e presidentit të Milanit, është i mbytur në borxhe

19:11, 17/11/2017

Në një artikull të prestigjozes “New York Times”, tri gazetarë kanë hulumtuar që prej muajit gusht pasurinë e Li Jonghong, presidentit kinez të Milanit, dhe tashmë kanë dalë me disa pikëpyetje të mëdha.

Ata kanë zbuluar se Li nuk është përmendur kurrë në listën e personave më të pasur në Kinë, dhe perandoria e minierave siç pretendon që e ka, nuk ekziston. Kur ai bleu Milanin, emrin e tij nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë as në Itali e Europë.

Ai e bleu Milanin për 860 milionë dollarë nga Silvio Berlusconi, dhe ra dakord që duhet të nisë të paguajë borxhet e klubit brenda një viti.

Përsa u takon minierva të fosforit, në dokumentacionet kineze nuk ekziston emri i pronarit të Milanit. Gazetarët e medias amerikane, kanë vizituar zyrat e kompanisë së tij, por ato ishin të boshatisura prej kohësh, me shënimin “Mbyllur për mospagim qiraje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco