Ancelotti ka këtë kusht për Federatën Italiane për të marrë drejtimin e Kombëtares

Ancelotti ka këtë kusht për Federatën Italiane për të marrë drejtimin e Kombëtares

17:52, 17/11/2017

Mediat italiane raportojnë se Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) të bëjë ndryshim të thellë në Kombëtare para se ai të pajtohet për ta marrë drejtimin e saj.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, bisedimet jo formale mes Ancelottit dhe shefit të FIGC-s, Carlo Tavechio, tashmë kanë ndodhur.

Megjithatë, gazeta italiane paralajmëron se një projekt serioz është zgjidhja e vetme për 58-vjeçarin, nëse ky i fundit e pason Gian Piero Venturën, i cili u shkarkua pasi dështoi ta kualifikojë Italinë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Për më tepër, ish-trajneri i Milanit, Real Madridit dhe së fundmi Bayern Munchen, momentalisht është duke jetuar në Kanada dhe ende nuk ka plane të udhëtojë për në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco