Një brazilian bën ligjin te Tirana, Ze Maria ultimatum lojtarëve

Një brazilian bën ligjin te Tirana, Ze Maria ultimatum lojtarëve

17:31, 17/11/2017

Në vigjilje të ndeshjes ndaj Apolonisë, trajneri i Tiranës, Ze Maria, foli në konferencën për shtyp për gjendjen e ekipit, edhe pas humbjes ndaj Bylisit.

Ai tha se nuk do të tolerojë më një humbje në shtëpi, pasi lojtarët e tij duhet të kenë respekt për fanellën e Tiranës.

Humbëm ndaj Bylisit sepse nuk luajtëm të motivuar dhe nuk dhamë në fushë atë që kishim përgatitur në stërvitje. Lojtarët e kanë kuptuar atë që ndodhi dhe u vjen turp për gabimet. E kemi analizuar humbjen me Bylisin. Nuk mund të lejoj më që një skuadër të na vijë dhe të na mundë në shtëpi. Parimi i futbollistëve tanë duhet të jetë ky, këtu e bëj ligjin unë. Nesër nuk na lejohet një tjetër hap fals, sepse duhet të kemi respekt për tifozët, klubin dhe stafin. Unë do t’i kërkoj gjithmonë lojtarëve të futen në fushë për të fituar, qoftë përballë Apolonia, Partizani apo Skënderbeu. Ata po luajnë në klubin më të titulluar në Shqipëri, dhe nuk kanë alternativë tjetër”, deklaroi Ze Maria.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco