Ventura thyen heshtjen, tregon si ndjehet pas dështimit historik

Ventura thyen heshtjen, tregon si ndjehet pas dështimit historik

16:57, 17/11/2017

Gian Piero Ventura ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë që nga dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit “Rusi 2018”.

Trajneri barez ka shkruar një letër për agjencinë e lajmeve ANSA.

“Kanë qenë dhe janë ditë shumë të vështira dhe një keqardhje shumë e madhe. Ndihem krejtësisht i papërmbushur që nga momenti që nuk arritëm të sigurojmë kualifikimin për finalet e Kampionatit Botëror”, u shpreh ish-trajneri i Italisë, i shkarkuar dy ditë më parë.

Më pas Ventura ka lënë edhe një rresht rreth zërave që qarkullojnë për problemet që janë shfaqur edhe brenda dhomave të zhveshjes: “Dështimet nuk mund të shpjegohen vetëm me një të vërtetë”, shkruan Ventura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco