Sukses në Botërorin e sportit luftarak, Shqipëria merr 2 medalje

Sukses në Botërorin e sportit luftarak, Shqipëria merr 2 medalje

16:45, 17/11/2017

Shqipëria rrëmben dy medalje në Kampionatin Botëror të Arteve Marciale Mixe (MMA), që po zhvillohet këto ditë në Bahrein.

Sportistët Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja janë mundur në gjysmëfinale, por ky rezultat u mundësoi atyre fitimin e medaljes se bronztë.

Në gjysmëfinale Doskja u mund nga sportisti nga Bahrein, Magomedov, me vendim të gjyqtarisë, ndërsa Hadribeaj nga amerikani Thomas, gjithashtu me vendim të gjyqtarisë pas tre roundeve.

Për të arritur deri në medaljen e bronztë, Ermal Hadribeaj për peshën 70 kg mposhti në ndeshjen e parë finlandezin Holappa, në të dytën sportistin nga Bahrein, Fikey dhe më pas kaloi rivalin tjetër, çekun Tichota.

Ndërsa Florian Doskja për peshën 61 kg, mposhti në ndeshjen e parë italianin Celadin, në të dytën britanikun Miles dhe në fund fitoi kundër brazilianit Carlos Veras, duke arritur një fitore spektakolare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco