Ibrahimovic rrëfen momentet e tmerrit: Më dukej vetja sikur isha i paralizuar

Ibrahimovic rrëfen momentet e tmerrit: Më dukej vetja sikur isha i paralizuar

16:08, 17/11/2017

Ndërsa dita e rikthimit të tij në fushë ka nisur numërimin mbrapsht, Zlatan Ibrahimovic është gati të poshtërojë të gjithë ata që mendonin se dëmtimi më i rëndë i karrierës i vodhi talentin për të shënuar.

“Jam i vendosur për t’u rikthyer më i mirë dhe i fortë se më parë”, thotë sulmuesi 36-vjeçar gjatë një interviste për sponsorin “Volvo”.

“Unë nuk isha dëmtuar kurrë në karrierën time, kështu që më dukej sikur kisha kapërcyer gjuhën. Ishte një ndjesi e çuditshme. Mendime të ndryshme nisën të më kalojnë në kokë. Çfarë do të ndodhë? Jam 36 vjeç… etj. Por gjëja e parë që i thashë vetes, është se dorëzimi nuk është një opsion. Unë kam ardhur deri këtu dhe do ta vendos vetë se kur ka ardhur koha të tërhiqem.

Kam disa shenja të reja në trup, që mund të quhen tatuazhe, dhe do të jenë kujtime për gjithë jetën. Do ta kujtoj gjithnjë çfarë ka ndodhur. Më kujtohet që rrija me paterica dhe i shtrirë për 12 orë në ditë. E ndieja veten si të paralizuar kur je mësuar të luash dhe stërvitesh çdo ditë”, tha suedezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco