‘Kundërshtari i përbetuar’ elozhe për Strakoshën

‘Kundërshtari i përbetuar’ elozhe për Strakoshën

15:07, 17/11/2017

Roma dhe Lazio do ta zhvillojnë derbin e javës së 13-të në kampionatin italian, Serie A.

Dy skuadrat nga kryeqyteti italian pritet të dhurojnë spektakël në fushë pasi ndeshjet ndërmjet tyre gjithmonë kanë qenë fantastike.

Por përkundër rivalitetit të madh, duket se portieri i Romës, Alisson Becker dhe ai i Lazios, shqiptari Thomas Strakosha janë miq të mirë jashtë fushe.

Numri një i ‘Giallorossëve’ ka folur para derbi duke thënë se kërkojnë fitore për të vazhduar ecurinë e mirë në kampionat.

“Do të jetë një sfidë e mirë mes dy skuadrave që po luajnë futboll të bukur. Lazio është duke bërë një kampionat të shkëlqyer por ne shpresojmë në fitore”, ka deklaruar Alisson.

Tutje portieri brazilian është ndalur dhe ka folur për rivalin e tij, Thomas Strakosha duke e ngritur në qiell atë.

“Është një portier gjigant, i ri, ashtu siç jam edhe unë, megjithëse jam pak vite më i madh se ai”.

“Është shumë i zoti mes shtyllave, por edhe në lojën me këmbë. Është pjesë e një ekipi që bën lojë krejt ndryshe nga ne, megjithatë është duke bërë një punë të mirë”, ka deklaruar portieri brazilian i Romës, Alisson. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco