Revolucion te Barcelona, klubi vendos 10 lojtarë në shitje

Revolucion te Barcelona, klubi vendos 10 lojtarë në shitje

14:59, 17/11/2017

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka vendosur të bëjë revolucion në skuadër me 10 futbollistë që i ka cilësuar si të panevojshëm dhe i ka vendosur në shitje.

Barcelona pritet të bëjë revolucion në skuadër gjatë vitit 2018, me shumë lojtarë që do të largohet gjatë janarit, dhe disa të tjerë gjatë verës.

Trajneri Ernesto Valverde që nga ardhja e tij nga Athletic Bilbao në verë ka arritur ta këndell klubin katalunas, duke mos pësuar asnjë humbje në kampionat, kupë dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës spanjolle Marca, trajneri spanjoll ka ndarë skuadrën në lojtarë të rëndësishëm dhe të parëndësishëm për projektin e klubit.

Kështu, 10 futbollistë që po luajnë më pak këtë sezon kanë rezultuar si të parëndësishëm dhe mund të shiten nga klubi gjatë dimrit apo edhe në verë më së largu.

Kjo vjen, edhe si arsye se Barcelona ka nevojë për të ardhura prej rreth 150 milionë euro, nga të cilat 50 duhet të vijnë nga shitja e lojtarëve, për të qenë në gjendje të vazhdojnë të merren me shpenzimet e mëdha në faturën e pagave, që është zvarritur për disa vite.

Lista e lojtarëve që janë të lirë të largohet dhe të gjejnë një klub të ri fillon me portierin Jasper Cillessen, ndërsa pas tij vijnë edhe mbrojtësit Thomas Vermaelen, Javier Mascherano, Aleix Vidal dhe Lucas Digne.

Pas tyre në shitje janë edhe mesfushorët: Arda Turan, Denis Suarez, Andre Gomes, Rafinha dhe sulmuesi spanjoll Paco Alcacer. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco