Moggi kundër Venturës: Trajner i dorës së dytë, Agnelli president i Federatës?

Moggi kundër Venturës: Trajner i dorës së dytë, Agnelli president i Federatës?

10:41, 17/11/2017

Ish-menaxheri i Juventusit, Luciano Moggi ka folur për mungesën e Italisë në kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Në një intervistë për “Tuttosport”, Moggi nuk i ka kursyer kritikat ndaj Venturës i cili sipas tij është trajner i dorës së dytë, shkruan SYRI.net.

“Ventura kurrë nuk ka fituar kampionate, ka drejtuar gjithmonë ekipe mesatare qe renditen nga gjysma e poshtë, është e ekzagjeruar që ai u bë trajner i përfaqësueses. Ai duhej të shkonte në Lazio, por pastaj klubi kryeqytetas thirri Simone Inzaghi nga Salerno.

Gjithashtu Moggi ka folur edhe për presidentin e ri të Federatës Italiane të Futbollit.

“Kam një ide. Në vend të Tavecchio doja Andrea Agnellin, ai e meriton të jetë në krye të FIGC”, përfundoi ai.

/ Oldi Mele / SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco