‘Shpërthen’ Ronaldo: Ja përse Reali ndodhet në gjendje të vështirë

‘Shpërthen’ Ronaldo: Ja përse Reali ndodhet në gjendje të vështirë

09:59, 17/11/2017

7-ta është numri i preferuar i Ronaldos.

Menjëherë pasi u bë baba për herë të 4-t, me lindjen e vajzës, Alana Martina, gjatë një interviste për të përditshmen franceze “L'Equipe”, portugezi rrëfeu se dëshiron të bëjë 7 fëmijë, shkruan "Marca", raporton SYRI.net.

Portugezi tregoi ambiciet e tij, për një familje më të madhe dhe për më tepër suksese në jetën profesionale.

“Për sa kohë që unë vazhdoj të luaj, dua të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur, tani ëndrra ime është “Topi i Pestë i Artë”, dhe sezonin e ardhshëm do të ketë sfida të reja për të luftuar. Unë dua të kem shtatë fëmijë dhe sa më shumë “Topa të Artë”

Cristiano Ronaldo ka komentuar edhe formën e dobët të madrilenëve në këtë fillim sezoni, ndërsa kritikëve ai i është kundërpërgjigjur kështu:

 “Unë stërvitem maksimalisht, por ndonjëherë topi nuk do të shkojë në rrjetë. Gjithsesi, shumë shpejt do të vijnë golat dhe fitorja. Edhe këtë sezon do të tentojmë të fitojmë çdo trofe të mundshëm, përfshi edhe Championsin, ku ende mendoj se jemi më të fortët. Nuk më tremb aspak PSG-ja me Neymarin, dhe City i Guardiolës, sepse ne kemi një grup vërtetë të fortë, që mund të mposhtim këdo”, përfundoi ai.

/ Oldi Mele / SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco