Neymar tek Reali? Ja si përgjigjet trajneri i PSG-së

Neymar tek Reali? Ja si përgjigjet trajneri i PSG-së

09:10, 17/11/2017

Trajneri i PSG-së, Unay Emery i ka dhënë fund zërave për një rikthim të mundshëm të Neymarit drejt Spanjës, konkretisht te Reali i Madridit.

Emery theksoi se blerja e Neymarit u bë për t’i hapur rrugë një projekti të gjatë dhe fitues, në kryeqytetin francez, ndaj askush nuk e mendon largimin e tij të parakohshëm.

“Neymar erdhi te ne për të hapur një cikël të ri dhe fitues, ndaj shpenzuam një shumë të tillë për të. Askush nuk e do largimin e tij dhe besoj se as ai vetë nuk e çon nëpër mend. Është e vërtetë që mund të ketë nevojë të ambientohet disi me jetesën në Paris dhe ne të gjithë po përpiqemi ta ndihmojmë në këtë drejtim. Gjithsesi, deri atëherë, rëndësi kanë paraqitjet në fushë, ku Neymar po tregon klasin e tij të lartë”, tha Emery.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco