VIDEO/ Corinthians shpallet kampione në Brazil

VIDEO/ Corinthians shpallet kampione në Brazil

09:05, 17/11/2017

Tre javë para fundit, Corinthians ka fituar titullin në Brazil.

Kampionët siguruan titullin matematikisht pas fitores së arritur në shtëpi ndaj Fluminense me rezultatin 3-1.

Vendasit nuk e nisën mirë takimin, pasi Henrique i dha Fluminense avantazhit që në minutën e parë.

Por dy gola në tre minutat e para të pjesës së dytë nga Jo dhe goli nga Jadson i siguruan titullin Corinthians.

Fitorja ishte e veçantë për trajnerin Fabio Carille, që e mori drejtimin e skuadrës thuajse një vit më parë, dhe ia arriti të nxjerrë kampion skuadrën nga Sao Paolo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco