Trajner i Italisë? Mancini zyrtarisht jep këtë përgjigje befasuese

Trajner i Italisë? Mancini zyrtarisht jep këtë përgjigje befasuese

08:31, 17/11/2017

Pas shkarkimit të Giampiero Ventures, Roberto Mancini ka hedhur poshtë mundësinë e emërimit në postin e trajnerit të përfaqësueses italiane.

Ndërkohë, ish-trajneri i Interit dhe Manchester City ka thënë se është i lumtur në Zenit dhe nuk mendon për kombëtaren, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Si shumë bashkatdhetarë, edhe unë kam ëndërruar ta shihja Italinë në Kupën e Botës në Rusi. Jam trishtuar shumë kur kam parë që Italia u eliminua. Nuk jam i befasuar që emri im është në listë. Por, jam i lumtur në Zenit dhe nuk e mendoj kombëtaren”, ka thënë Mancini për Match TV.

Ndërkohë që Carlo Ancelotti është favorit, Mancini është emri tjetër i madh në listën e trajnerëve që mund ta marrin drejtimin e “Të Kaltërve”. / Oldi Mele / SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco