Messi është përfshirë në 500 gola për Barcelonën në La Liga

Messi është përfshirë në 500 gola për Barcelonën në La Liga

23:46, 21/10/2017

Messi dhuroi asistin e 140 në La Liga në fitoren 2-0 të Barcelonës kundër Malagas, duke u përfshirë kështu në 500 gola për katalunasit.

Të besuarit e Ernesto Valverdes morën tri pikë kundër Malagas në “Camp Nou”, duke triumfuar 2-0 me golat e Gerard Deulofeus dhe Andres Iniestas.

Në golin e dytë asistoi Lionel Messi duke arritur në shifrën e 140 asistimeve në La Liga me fanellën e Barcelonës.

Kështu, Messi ka qenë i përfshirë në 500 gola për Barcelonën deri më tani në 391 ndeshje në La Liga – 360 gola dhe 140 asistime.

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco