Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Futboll me robotë

Futboll me robotë

10:24, 21/10/2017

Në Universitetin Notre Dame, në Indiana, futbolli amerikan është i shenjtë. Çdo student në kampus është ose tifoz i skuadrës së futbollit, ose pjesë e saj. Por për këtë grup studentësh të inxhinierisë, të shohësh një ndeshje të thjeshtë futbolli, nuk është aq argëtuese. Për këtë arsye, ata kanë ndërtuar dhe programuar robotë elektrikë, të cilët luajnë me top, sipas komandave të tyre. Ata organizojnë ndeshje me robotët çdo javë, duke krijuar dhe klubin e tyre të flaktë të tifozëve. Këta studentë janë fryma e re e teknologjisë, duke sjellë një revolucion në sportin më të ndjekur në Amerikë./klan+ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco