Spalleti nxit kryesfidën e Serie A: Napoli është i lodhur

Spalleti nxit kryesfidën e Serie A: Napoli është i lodhur

22:49, 20/10/2017

Në vigjilje të super sfidës Napoli-Inter, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “San Paolo” të Napolit, Luciano Spalleti flet hapur në konferencën për shtyp, duke deklaruar për provën e vështirë që ka skuadra e tij.

“Lojtarët tanë e kanë kaluar provën e tyre. Ne jemi aty lart për objektivat tona dhe i kemi studiuar me detaje, do luftojmë me Napolin si të barabartë pavarësisht se nuk do të jetë e thjeshtë. Ata janë një skuadër tepër e fortë dhe këtë fakt e kanë treguar javë pas jave me paraqitjet e tyre”, tha Spalleti.

Më pas tekniku italian i Interit foli edhe për organikën që ka në dispozicion duke thënë: “Ne nuk kemi shumë lojtarë, por jemi ndërtuar për të vazhduar rrugëtimin tonë për objektivat tona. Të gjithë lojtarët tanë janë me kualitet të lartë për t’i ballë edhe kësaj sfide delikate që na pret.

Jemi në gjendje të luajmë si të barabartë me Napolin për shkak se ata luajtën në mesjavë në Champions League edhe janë më të lodhur fizikisht gjithashtu edhe në gjendjen e tyre psikologjike, kurse ne jemi tepër të freskët për ta luajtur këtë sfidë”, përfundoi tekniku i Interit, Luciano Spalleti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco