Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ish-menaxheri i Messit: Ja përse Mbappe nuk nënshkroi me Barcelonën

Ish-menaxheri i Messit: Ja përse Mbappe nuk nënshkroi me Barcelonën

11:18, 20/10/2017

Ish-menaxheri i Lionel Messit, Josep Maria Minguella ka zbuluar se si Barcelona nuk ka dashur ta transferojë Kylian Mbappen.

Minguella e fajëson presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu për mostransferimin e Mbappes në Camp Nou.

“Nuk kam asgjë kundër Bartomeut, por ai është një fatkeqësi. Këto janë momentet kyçe. Mbappe do të ishte i çmendur nga gëzimi për të luajtur së bashku me Lionel Messin”, tha Minguella për Cadena Cope.

Barcelona e ka pasur mundësinë që ta transferojë Kylian Mbappen nga Monaco, por klubi katalonas refuzoi këtë mundësi pasi dëshironte blerjen e Ousmane Dembeles.

“Mbappe dëshironte që të transferohej në Barcelonë kur e kuptoi se Neymar po largohej. Ai nuk donte të shkonte në Paris ose Madrid, ai donte të shkonte në Barcelonë dhe askund tjetër. Por Barça ishte e fokusuar në Dembele, Dembele dhe Dembele”, ka deklaruar Minguella.

Mbappe në fund vendosi që të transferohet në PSG për 180 milionë euro, ndwrsa Barcelona realizoi transferimin e Dembeles nga Dortmund për 105 milionë euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco