Drejtues të Milanit ultimatum Montellas: Nëse nuk fiton në fundjavë, largohu!

Drejtues të Milanit ultimatum Montellas: Nëse nuk fiton në fundjavë, largohu!

09:57, 20/10/2017

Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit tek Milani.

“Rossonerët” barazuan pa gola të enjten mbrëma duke u zhytur në një krizë të thellë rezultatesh ku sërish kanë zhgënjyer me lojën.

Mediat italiane raportojnë se tani më shumë se kurrë, Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet por ai është konfirmuar në detyrë vetëm deri tek ndeshja e së dielës kundër Genoas.

Në rast se nuk vjen kthesa atëherë ai do të detyrohet të largohet një herë e mirë nga klubi kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco