Gavazaj tregon për pengun që ka për ndeshjen ndaj Partizan-Beogradit

Gavazaj tregon për pengun që ka për ndeshjen ndaj Partizan-Beogradit

20:36, 19/10/2017

Para ndeshjes mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit ka folur për mediat futbollisti i Skënderbeut, Enis Gavazaj. Ai tha  se është i mërzitur që s’do të luajë në këtë ndeshje, të cilën e priste prej kohësh.

Kam filluar të vrapoj. Që kur e mora vesh që do të luajmë kundër Partizanit, doja të luaja kundër kësaj skuadre, por fati i keq...

Është një ndeshje ku ne do të tentojmë të fitojmë. Të gjithë, edhe në Kosovë janë me Skënderbeun, por në këtë ndeshje duhet të mbizotërojë aspekti sportiv.

Jam duke punuar në mënyrë maksimale, shpresoj që të rikuperohem sa më shpejt”, tha Gavazaj, i cili është i dëmtuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco