Skënderbeu mbërrin në ‘Elbasan Arena’, Daja jep udhëzimet e fundit

Skënderbeu mbërrin në ‘Elbasan Arena’, Daja jep udhëzimet e fundit

18:33, 19/10/2017

Skënderbeu do të presë sot Partizanin e Beogradit, në një takim që nuk vlen thjesht për fazën e grupeve të Europa Ligës.

Vëmendja e shqiptarëve mbrëmjen e sotme do të jetë pikërisht në “Elbasan Arena”, ku korçarët do të përballen me një ekip serb dhe takime të tilla nuk mund të jenë aspak normale.

Por, përtej gjendjes emocionale që të shkakton kjo përballje, Skënderbeu sot do të luajë për 3 pikë, të cilat mund të rezultojnë të arta në ecurinë e aventurës europiane të korçarëve.

Skuadra korçare sapo ka mbërritur në “Elbasan Arena” dhe lojtarët janë futur në dhomat e zhveshjes, për të marrë udhëzimet e fundit nga trajneri Ilir Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco