Ish-trajneri shqiptar i Partizan Beograd kujton si u eliminua nga Flamurtari në vitin 1987

Ish-trajneri shqiptar i Partizan Beograd kujton si u eliminua nga Flamurtari në vitin 1987

17:24, 19/10/2017

Skënderbeu-Partizani i Beogradit në Europa League është një sfidë që nuk kufizohet në aspektin sportiv. Tensionet ndëretnike që ekzistojnë mes dy vendeve është e pamundur që të evitohen plotësisht në prag të kësaj sfide.

Ka folur për këtë përballje edhe Fahrudin Jusufi, një goran me origjinë shqiptare i cilësuar edhe si një prej legjendave të skuadrës së Partizanit të Beogradit.

Në radhë të parë mos më përfshini në çështje politike. Jam goran dhe nuk kam aspak të bëj me këtë. Futbolli luhet në fushë dhe të gjithë duhet të jenë të përqendruar te ndeshja. Sigurisht të gjithë shpresojnë që të fitojë Partizani i Beogradit, por ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të jemi gati për këtë përballje të madhe. Ju e dini, futbolli është si femrat, asnjëherë nuk je i sigurt se çfarë do të ndodhë”, shprehet Jusufi.

Fahrudin Jusufi ka qenë trajneri Partizanit të Beogradit në vitin 1987 dhe ishte dëshmitar i eliminimit të skuadrës së tij nga Flamurtari në Kupën UEFA, ku ndëshkuesi ishte Sokol Kushta, një eliminim të cilin ai nuk e ka harruar edhe pse kanë kaluar 30 vjet.

Në atë kohë në Beograd luajtëm më mirë se rivalët shqiptarë. Ata goditën vetëm njëherë në portë dhe na eliminuan. Futbolli është përmirësuar shumë dhe unë besoj se Skënderbeu bën një futboll të mirë, edhe pse nuk e kam ndjekur asnjëherë. Për këtë arsye, Partizani duhet të jetë i përqendruar dhe i kujdesshëm në maksimum”, thotë Fahrudin Jusufi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco