Çfarë piu Messi? Trajneri i Barçës shtang të gjithë me këtë përgjigje

Çfarë piu Messi? Trajneri i Barçës shtang të gjithë me këtë përgjigje

16:36, 19/10/2017

Lionel Messi realizoi gol fantastik në fitoren e Barcelonës ndaj Olympiacosit me rezultat 3-1 të vlefshme për Champions League.

Por, sulmuesi argjentinas ka përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle për një gjest misterioz, shkruan SYRI.net.

Gjatë një momenti të takimit, ai nxori diçka nga çorapet. E përditshmja katalanase “Sport” shkruan se Messi konsumoi një tabletë të glukozës në duelin ndaj Olympiacosit.

Ndërsa i pyetur për këtë gjë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde tha para gazetarëve në konferencën për media se “nuk e di (qesh)”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco