Italia do t’ia bëjë ‘ferr’ Suedisë, zgjedh stadiumin gjigant për sfidën e ‘play-off’

Italia do t’ia bëjë ‘ferr’ Suedisë, zgjedh stadiumin gjigant për sfidën e ‘play-off’

23:49, 17/10/2017

Italia ka zgjedhur ‘San Siro-n’ për t’u përballur me Suedinë, më 13 nëntor, në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Botërorit “Rusi 2018”.

Takimi i parë do të luhet më datë 10 në Suedi, ndërsa italianët kanë menduar se impianti i Milanos është ideali për t’ia bërë ndeshjen e kthimit, një ‘ferr’ të vërtetë suedezëve.

Stadiumi atje ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh, ndërsa prania në këtë qytet e dy tifozërive të zjarrta, si ajo e Milanit dhe e Interit, i japin garanci federatës italiane, se në ndeshjen e 13 nëntorit, publiku do të jetë një armë e fortë në favor të tyre.

Pas shortit, Ventura u shpreh i sigurt se Italia do t’ia dalë të marrë pjesë në botëror, ndërsa theksoi se do të kenë mbështetjen e të gjithë publikut italian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco