Surprizon trajneri i Suedisë, nuk e njeh Italinë

Surprizon trajneri i Suedisë, nuk e njeh Italinë

18:47, 17/10/2017

Përplasja që spikat në fazën “play-off” të Botërorit “Rusi 2018” është pa dyshim Suedi – Itali. Jo vetëm për cilësinë e këtyre dy skuadrave, por edhe për faktin se në Shqipëri janë të shumtë ata që përkrahin ekipin e Venturës.

Trajneri italian deklaroi se “as që e mendon skuadrën e tij jashtë Botërorit”, por po me kaq besim u shpreh edhe homologu i tij suedez, Janne Andersson.

“Italia është e fortë, por po kaq e fortë është edhe Suedia. Gjithçka do të varet nga mënyra sesi do ta përgatitim përballjen. Jemi të vetëdijshëm për sfidën që na pret”, tha tekniku i suedezëve.

Por sa njohuri ka trajneri i Suedisë për kundërshtarët italianë?

“Do ta studioj me shumë vëmendje, sepse deri tani nuk kam patur shumë informacion për Italinë. Lojtarët italianë që spikatin? Zakonisht, nuk flas për individë të veçantë, por sigurisht që do të përqendrohem për t’i njohur më mirë. Po kështu me duhet të mësoj diçka edhe për Venturën, sepse edhe për të nuk kam shumë informacion”, tha Andersson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco