‘Icardi si Hernan Crespo’. Ky është krahasimi që bën heroi i tripletës së Interit

‘Icardi si Hernan Crespo’. Ky është krahasimi që bën heroi i tripletës së Interit

18:07, 17/10/2017

Me golat e tij, dikur ai udhëhiqte Interin drejt sukseseve të mëdha. Diego Milito ishte njeriu simbol i zikaltërve në sezonin 2009-2010, në të cilin Interi fitoi tripletën e famshme me Jose Mourinhon në stol.

Tashmë i tërhequr nga futbolli “ El Principe”, flet si tifoz për Interin e Spallettit dhe për bashkëkombësin e tij, Mauro Icardi.

Milito ishte i pranishëm në shkallët e “San Siros” për të ndjekur derbin ndaj Milanit, sfidë në të cilën mbeti i kënaqur nga paraqitja e zikaltërve.

“Interi i këtij sezoni ka një grup solid dhe një pjesë të madhe të potencialit ende nuk e ka shfaqur. Tifozët mund të ëndërrojnë sërish, pasi unë mendoj që kjo skuadër është e denjë për të fituar titullin”, theksoi fillimisht ish-sulmuesi argjentinas.

Përsa i përket Icardit, i cili ka shënuar 9 gola në 8 ndeshjet e para të kampionatit, Milito shtoi: “Mauro është një ‘vrasës’ brenda zone, është i pandalshëm, di si të lëvizë dhe se kur duhet ta godasë portën. Është e vështirë të bësh krahasime, por më ngjan shumë me Hernan Crespon”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco