Zyrtare/ Hasan Lika merr drejtimin e klubit të Superiores

Zyrtare/ Hasan Lika merr drejtimin e klubit të Superiores

15:57, 17/10/2017

Hasan Lika rikthehet në drejtimin e një ekipi në Kategorinë Superiore. Ai do jetë trajneri i ri i Luftëtarit të Gjirokastrës, teksa ka firmosur deri në fund të sezonit.

Pas shkarkimit të trajnerit Fernandez dhe ndihmësit të tij Curbello, drejtuesit gjirokastritë duket se kanë parë të arsyeshme të kenë në drejtim një emër me eksperiencë si Lika.

Ish-trajneri i Teutës, Partizanit, Kukësit, Vllaznisë duket si njeriu ideal për të nxjerrë bluzinjtë nga situata jo e mirë që ka përfshirë ekipin në këtë fillim kampionati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco