VIDEO/ Debutoi me gol 13 vite më parë, sot nuk është askush si ai

VIDEO/ Debutoi me gol 13 vite më parë, sot nuk është askush si ai

22:21, 16/10/2017

Si sot 13 vite më parë, ylli argjentinas Leo Messi debutoi për herë të parë me skuadrën e Barcelonës, ku shkroi dhe vazhdon të shkruajë histori.

Messi u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Espanyolit, ku zëvendësoi mesfushorin portugez, Deco. Nga ajo ditë e sot, Messi ka arritur të thyejë shumicën e rekordeve në Barcelonë, Spanjë dhe Europë, duke fituar edhe pesë herë “Topin e Artë” si lojtari më i mirë, rekord.

Përveç titujve individual të panumërt, Messi që nga debutimi i tij me Barcelonën, ka fituar edhe shumicën e titujve kolektiv, duke dominuar shumicën e kohës në Spanjë dhe Europë.

Messi, 30-vjeçar tashmë, ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, por shumë shpejt pritet ta vazhdojë atë edhe për të paktën katër vite të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco