Moratti tregon ‘recetën’ se si mund të shpallet Interi kampion

Moratti tregon ‘recetën’ se si mund të shpallet Interi kampion

21:59, 16/10/2017

Pas atij triumfi 3-2 në “San Siro” ndaj Milanit, ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, në një prononcim publik foli mbi rivalët e “zikaltërve” në Serinë A.

Përtej asaj që themi të gjithë, që Napoli i këtij viti është me të vërtetë i fortë, unë do të shtoja se është konkret dhe me lojë të bukur. Nga ana tjetër, kemi Interin, që pas derbit më ka dhënë idenë se tashmë është më shumë një skuadër, ndoshta është një iluzion i pasndeshjes, por unë do të uroja që lufta për titullin të ishte reale. Më pas kemi Juventusin, gjithmonë një skuadër shumë e fortë. Gjithsesi, nëse Interi do të vazhdojë të ecë përpara, duke treguar karakter, dëshirë për t’ia dalë, por të ketë edhe pak fat, atëherë gjasat janë që ta fitojë kampionatin”, tha ish-presidenti i zikaltërve.

Moratti shton gjithashtu se e shijoi derbin si tifoz dhe se është i lumtur që pronarët kinezë janë treguar korrektë, duke mos ia hequr aspak shijen milaneze derbit të Madoninnës.

E shijova ndeshjen dhe emocionet nuk munguan. Për Spallettin mund të them se është një trajner i shkëlqyer. Skuadra ka ende nevojë për t’u kompletuar dhe, po të mos ishte për “fair-play”-n financiar, besoj se do të kishin bërë një tjetër sforco ekonomike, që mendoj se do të ndodhë pak më vonë”, tha Moratti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco