Messi, Ronaldo apo Neymar? Totti deklaron se kush do ta fitojë çmimin ‘The Best’

Messi, Ronaldo apo Neymar? Totti deklaron se kush do ta fitojë çmimin ‘The Best’

21:34, 16/10/2017

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka treguar favoritin kryesor të këtij sezoni për çmimin për lojtarin më të mirë që jepet nga FIFA, i cili njihet si “The Best”.

Totti tha se Ronaldo është favorit, për shkak të titujve që ka fituar me Real Madridin.

“Neymar, Ronaldo dhe Messi? Para së gjithash, jemi duke folur për tre futbollistë “alienë”. Ata janë shumë të respektuar, por besoj se Ronaldo është para të tjerëve”, tha Totti për faqen “FIFA.com”.

“Ai ka pasur një sezon fantastik dhe ka shënuar kundër skuadrave më të mëdha”.

Në rast se Ronaldo e fiton çmimin “The Best”, ky do të ishte i dyti radhazi, që kur FIFA u nda nga “France Football”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco