Barca po bëhet gati për sakrificën më të madhe në histori të klubit, shkaku i Messit

Barca po bëhet gati për sakrificën më të madhe në histori të klubit, shkaku i Messit

20:08, 12/10/2017

Lionel Messi sot në opinion cilësohet si futbollisti më i mirë në histori të futbollit, me pesë Topa të Artë të fituar.

Argjentinasi cilësohet mit në vete, ndoshta më i vlefshëm sa një skuadër e tërë.

Të tillë po e cilëson edhe Barcelona, e cila po i përgatit një ofertë të “çmendur” për të nënshkruar vazhdimin e kontratës, e cila skadon në janarin e vitit të ardhshëm.

Oferta e re e Barcelonës, do ta bëjë Lionel Messin futbollistin më të paguar në histori të futbollit.

Për të arritur këtë, nuk do të jetë aspak e lehtë në aspektin financiar te Barcelonës.

Klubi katalan është gati të sakrifikojë emrin e stadiumit, duke i shitur të drejtat për emrin e stadiumit, duke hequr dorë nga emri ‘Camp Nou’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco